×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dritarja e avionit shpërtheu gjatë fluturimit, “Alaska Airlines” rikthen në shërbim 18 Boeing 737-9

    Insajderi
    07 January 2024 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Alaska Airlines” ka rikthyer në shërbim një të katërtën e avionëve të saj Boeing 737 Max 9  (18 nga 65 gjithsej), pas kryerjes së disa inspektimeve të plotë në mjetet fluturuese. Kompania njoftoi se pjesa tjetër e flotës do të përfundojë së u kontrolluari në ditët në vijim.

    Kontrollet e flotës u bënë pas incidentit që ndodhi me një Boing 737 Max 9, i cili humbi një dritare gjatë fluturimit. Pilotët u detyruan që të bënin ulje emergjente ndërsa Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi që rreth 737 aeroplanë Max 9 të nxirreshin jashtë përdorimit dhe të inspektoheshin në nivel kombëtar.

    Siç duket edhe nga videot e filmuara nga pasagjerët, ajo që shpërtheu ishte dritarja ku ndodhet edhe dalja e emergjencës, duke lënë të hapur një të çarë të madhe.

    Udhëtimi për 177 personat në bord u kthye në makth pasi një pjesë e avionit u shkëput teksa mjeti fluturues kishte nisur fluturimin, duke thithur sendet personale të pasagjerëve. Piloti u detyrua të bënte ulje emergjente në Portland.

    Avioni në Ontario, Kaliforni u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Portlandit në orën 16:52, të premten, por u kthye vetëm 35 minuta më vonë pas incidentit të frikshëm.

    Në audion e postuar në rrjetet sociale, dëgjohet zëri i pilotëve të “Alaska Airlines”, të cilët informojnë kullën për incidentin dhe kërkojnë leje për të bërë ulje emergjente.

    Për fat të mirë, aeroplani bëri një ulje emergjente në aeroportin e Portland-it. Përpos panikut që përjetuan, mes pasagjerëve nuk pati të lënduar.

    /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark