×
  • Sport
  • Euro 2016

    Dueli i numrave shtatë, në kërkim të lavdisë evropiane

    Insajderi
    07 July 2016 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ishte fati, përbërjet më të mira apo trajnerët më të mirë që dërguan Francën dhe Portugalinë në fazën e fundit të evropianit. Këto dy skuadra kishin dy numrat shtatë më të mirë të Kampionatit Evropian – “Euro 2016”, që bënë diferencën ndaj të tjerëve me cilësinë dhe golat vendimtar të tyre.

    Vetëm një muaj e gjysmë më parë, Antoine Griezmann dhe Cristiano Ronaldo ndesheshin në finale të Ligës së Kampionëve në Milano me klubet e tyre përkatëse, Atletico dhe Real Madrid, dhe nuk duket të jetë rastësi përballja e sërishme e dy yjeve botëror të futbollit në një finale tjetër evropiane.

    Përveç kampionit të ri të Evropës, “Euro 2016” do të mbahet mend gjithmonë edhe si “kampionati i numrave shtatë”.

    Ajo do të vë në duel edhe dy futbollistët kryesor të këtij evropiani, Griezmann të Francës dhe Ronaldo të Portugalisë, të cilët do “luftojnë” edhe për lavdi personale – fitimin e këpucës së artë të turneut.

    Me dy gola të shënuar sonte ndaj Gjermanisë, numri shtatë i Francës, Antoine Griezmann arriti të marrë kryesimin e golashëunesve të Kampionatit Evropian kundrejt yllit portugez, Ronaldo, i cili numëron katër gola deri më tani.

    Futbollisti i Atletico Madrid, me gjashtë golat e tij arriti të bëhej futbollisti i dytë që ka shënuar më së shumti gola në një fushatë të evropianit, duke mbetur vetëm prapa ikonës së Francës Michel Platini, i cili në evropianin e vitit 1996 shënoi plotë 9 gola në Kampionat Evropian.

    Në anën tjetër, ndodhet Ronaldo, shtata e vjetër e futbollit evropian, që me katër golat e tij arriti ta dërgojë vendin e tij për herë të dytë kombëtaren e tij në finale të një evropiani dhe tani kërkon fitimin e trofeut që i mungon në karrierën e tij të suksesshme me klube.

    Triumfi në finale të “Euro 2016” do të jetë jetik edhe në aspektin personal për dy “shtatat e finales”, pasi kjo fitore do të afronte njërin apo tjetrin shumë afër “Topit të Artë”. /Insajderi.com

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark