Dukagjini i Klinës ka debutuar me fitore në garat evropiane përkatësisht në Conference League.
Futbollistëve të Dukagjinit iu shpërblye angazhimi me fitore në sfidën e parë.
Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj FC Europa nga Gjibraltari.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në minutën e 30-të, Bujar Shabani nga rreth 18-19 metra me goditje volej ka realizuar supergol në këndin e majtë të portierit Marcos Zappacosta.
Gëzimi nuk ka zgjatur shumë, pasi që mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 45+6.
Futbollisti Jesus Pozo brenda 16-shit, shkëputet më së larti duke goditur me kokë topin dhe shënoi në këndin e epërm për 1:1.
Dukagjini pati shumë më shumë nga loja dhe kjo ka rezultuar me fitore në minutën e 90+5.
Futbollisti Iljasa Zulfiu futet në 16-sh dhe me një goditje nga rreth 12-13, paksa topi i devijuar ka parabolluar portierin rival duke u futur topin në këndin e epërm të djathtë, 2:1.