×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Dy filmat e Aulona Selmanit do t’i kenë premierat e tyre në San Sebastian dhe Basel

    Insajderi
    26 August 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy filmat e regjisores së re kosovare, Aulona Selmani, që mbajnë titujt “Si në Vaj”, (2023) dhe “And The Wind Weeps” (2023), do t’i kenë premierat botërore në shtator të këtij viti.

    “And The Wind Weeps” do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian (është një festival vjetor i filmit i kategorisë A, që mbahet në qytetin spanjoll të Donostia-San Sebastián, Basque Country), ndërsa “Si në Vaj” do të shfaqet në Festivalin e Filmit Gässli në Basel, ku regjisorja Selmani nominuar për çmimin “SRG për regjinë më të mirë”.

    Aktorët që luajnë në këta filma janë:

    Bislim Muçaj

    Kumrije Hoxha

    Ilire Vinca

    Armend Smajli

    Afrim Muçaj

    Ermal Sadiku

    Margarita Lajçi

    Fabula e filmit “And The Wind Weeps”

    Dauti, një i mbijetuar i një masakre në luftën e Kosovës, ku i‘u vra i biri, ka 20 vjet që përsërit dhe shkruan një letër se çfarë do të tregojë nëse Haga e thërret ndonjëherë për të dëshmuar për tmerret që ka parë atë ditë.

    Barra e kujtimeve rëndohet kur merr lajmin se vëllai i tij vdiq nga një sëmundje, duke e bërë Dautin të mbijetuarin e fundit që kujton ngjarjen.

    Mendja e tij fillon të dështojë në detaje të rëndësishme të dëshmisë.

    Ai mund të mos sjellë kurrë drejtësi për djalin e tij. Për vëllain e tij. Për miqtë e tij. A do t‘a falin të vdekurit që u dorëzua dhe i dorezoi ata në harresës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark