×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy shok-bomba dyshohet se u gjuajtën në oborrin e një gruaje në Mitrovicën e Veriut

    Insajderi
    16 July 2023 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua ka raportuar për dy shpërthime gjatë të shtunës në Mitrovicën e Veriut

    Policia në vendin e ngjarjes ka konstatuar për gjuajtjen e dy shok-bombave.

    Nuk ka persona të lënduar e as dëme materiale.

    Rasti është duke u hetuar.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Pop Angjelko Neshiq, Mitrovicë Veri  15.07.2023 – 03:35. Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës  në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba)  ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark