×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të vdekur nga rrokullisja e një autobusi në Mal të Zi

    Insajderi
    19 September 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Cetinje-Budvë, ku është rrokullisur një autobus.

    Informacionet e para nga Drejtoria e Policisë thanë se kanë humbur jetën tre persona, por mjekët deri më tani kanë konfirmuar vdekjen e dy pasagjerëve.

    Të dhënat fillestare të policisë tregojnë se në autobus ndodheshin nga 30 deri në 35 pasagjerë dhe se nuk kishte fëmijë, raporton Vijesti.me.

    Bëhet e ditur se shoferi i autobusit është ndaluar nga Policia. Ai është ankuar tek ekipi i mjekëve, të cilët kanë zbritur të parët në vendin e aksidentit, se ka ndjerë dhimbje të forta në pjesën e pasme të kokës dhe se më pas autobusi ka goditur argjinaturën në rrugën për në Obzovicë dhe më pas mjeti ka rënë në një përroskë.

    Vijesti ka raportuar se 17 persona të lënduar lehtë janë transferuar në spitalin e Cetinjes dhe se tani për tani një i lënduar rëndë është transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark