Gara e Ligës së Kombeve për fazën e grupeve ka përfunduar dje ku edhe janë mësuar fituesit në grupet përkatëse. Në formacionin e javës publikuar nga Nations League, vend kanë zënë edhe dy futbollistë kosovarë.
Sulmuesi Vedat Muriqi dhe mesfushori Florent Muslija janë në mesin e 11-të futbollistëve më të mirë të javës.
Muriqi është futbollisti i dytë me notën më të lartë në formacion, 8.9, ndërsa Muslija ka një notë prej 8.7.
Dy futbollistët e Kosovës zënë vend në formacion krah superyjeve si Van Dijk e Eriksen.