×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dyshja e VV’së Abazi e Ramabaja shpërfillin planin franko-gjerman, bisedojnë për një plan tjetër

    Insajderi
    26 January 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëriu i afërtë me Lëvizjen Vetëvendojse, Sadri Ramabja dhe deputeti kësaj partie, Haki Abazi, mbrëmë u takuan në njërin nga restaurantet e kryeqytetit për të diskutuar për një plan të ri për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ata këtë plan e quajtën ‘plani euro-amerikan‘. Dyshja siç duket e kanë lënë anash propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, planin ‘franko-gjerman‘.

    Me mikun tim Haki Abazi në restorantin e ish studentit e tani kolegut tim, Adlum Ramadani; kryetemë gjithësesi plani euro-amerikan si kornizë e re e negociatave me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve si palë të barabarta...”, ka shkruar Ramabaja në Facebook.

    Kujtojmë se , Qeveria e Kosovës nuk ka folur ende për zhvillimet e reja në raport me planin franko-gjerman. Nga ana tjetër edhe diplomatët tjerë perëndimorë kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të fillojë me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Propozimi i BE-së, i njohur në publik edhe si plani franko-gjerman, u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark