×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dyshohet se u gjetën mbetje arkeologjike në Syriganë – nga Komuna e Skenderajt deklarohen për Insajderin

    Insajderi
    11 November 2023 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Skenderaj punimet në rrugën Syriganë – Bjeshkët e Syriganës janë ndërprerë pasi janë hasur materiale që dyshohet të jenë arkeologjike.

    Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se janë gjetur mbetje arkeologjike gjatë ndërtimit të rrugës Syriganë – Bjeshkët e Syriganës.

    “Komuna e Skenderajt ka filluar realizimin e projektit të ndërtimit të rrugës Syriganë – Bjeshkët e Syriganës, një projekt ky shumë i kërkuar nga banorët e kësaj treve dhe më gjerë. Traseja e rrugës që është projektuar ndodhet në trasenë e rrugës së vjetër e cila ka qenë rrugë e patrajtuar me asfalt. Gjatë punimeve nga kompania punëkryese është hasur në disa materiale të cilat mund të jenë mbetje arkeologjike dhe në momentin që janë vërejtur të njëjtat”, tha ai për Insajderin.

    Sipas tyre tashmë kanë kontaktuar me institucionet përkatëse arkeologjike.

    “Ne si autoritet kontraktues kemi kërkuar nga kompania kontraktuese që të ndërpresë punimet dhe kemi njoftuar institucionet përkatëse arkeologjike. Presim që gjatë javës së ardhshme të njëjtit të dalin në terren për të parë nga afër situatën”, thuhet në përgjigje.

    Qytetarët nga atje kanë dërguar foto:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark