×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari për plagosjen e Vllasit – vëllai i Komandant Kumanovës dhe kritikues i Thaçit

    Insajderi
    13 March 2017 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Murat Jashari, 60-vjeç, nga fshati Orizare e Kumanovës në Maqedoni është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se plagosi ish-liderin komunist në Kosovë, Azem Vllasin.

    Jashari, i cili nuk është fytyrë publikë, megjithatë njihet si vëllai i luftëtarit të UÇK-së, Ismet Jasharit, i njohur si “Komandant Kumanova”.

    Vellai i Muratit, Ismeti, konsiderohet si një nga figurat eminente të UCK-së. Ai u vra në fshatin Luzhnicë të Kosovës më 1998, në moshën 31 vjeçare.

    I lindur në Orizare, Murat Jashari ka migruar në Zvicër, shtet në të cilin është banues edhe ditëve të sotme.

    Nëse hedhim një sy në profilin e Jasharit në rrjetin social Facebook, vërejmë se ai është kritikues i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, derisa merr pjesë në tubime të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.

    Jashari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook më 4 mars të këtij viti, ka akuzuar Hashim Thaçin se është i përfshirë në kompaninë ndërtimore “Orllati” në Zvicër. Ka thënë se Thaçi “për dy vjet i ka ndreqë 680 banesa në Zvicër”.

    “Hashim Thaçi, për dy vjetë, i ka ndreqë 680 banesa në Zvicër. Firma Orllati, athua sa % i merrë nga ndërtimi me eurot e Hashim Brojës?!”, shkruante Jashari në Facebook.

    Jashari më tej pretendonte se Thaçi është nipi i një prifti serb.

    “A thua, Hashimi, ku i more gjithë ata pare?! Sigurisht, gjyshi i tij Sinan Idrizi (djalë i priftit serb), ia ka lënë testament! A thua, sa banesa i ka ndreqë në këto nëntë vjet në Austri e gjetiu?!”, ka shkruar Jashari.

    Në anën tjetër, Murat Jashari merr pjesë në tubime të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai kishte qenë prezent në një tubim të VV-së në Zvicër, më 19 shkurt të këtij viti.

    “Sapo ka filluar nje tubim i madh me kurbetçaret ne Ostermundingen afër Bern-it. Tubimin e shpalli te hapur Alban Alban Baftiu, aktivist i Qendres se LVV-se ne Zvicër. Albani fillimisht ia dha fjalen Mujë Mujë Shala, kryetar i Qendres se LVV-se ne Zvicër”, kishte shkruar Jashari në mbishkrimin e albumit të fotove të publikuar nga tubimi i VV-së.

    Jashari dyshohet se plagosi të hënën në Prishtinë avokatin e njohur kosovar, Azem Vllasi. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark