×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    E çoi Erdoganin në balotazh- A e kopjoi Kiliçdaroglu në këtë mënyrë Albin Kurtin?

    Insajderi
    15 May 2023 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rezultati i fundit i votave në zgjedhjet në Turqi e ka dërguar presidentin turk Erdogan në balotazh me kandidatin e opozitës së bashkuar Kemal Kılıçdaroğlu, i cili ka arritur të ngushtojë rezultatin në 44.89 për qind, përcjell Insajderi.

    E jo vetëm që e çoi në balotazh Erdoganin, kandidati i opozitës së bashkuar Kemal Kılıçdaroğlu, ka marrë vëmendje gjatë fushatës së tij, duke e formuar “zemrën” me duar. Kështu edhe mbështetësit e tij u dalluan qartë përmes këtij simboli.

    Por, a e kopjoi Kiliçdaroglu, përmes kësaj fushate, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin?

    Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2017, kishte prezantuar moton “me zemër”. Madje edhe ishte paraqitur simboli i zemrës gjithandej.

    Si duket kandidati i opozitës së bashkuar Kemal Kılıçdaroğlu, duke e parë fitoren dhe mbështetjen e Kurtit gjatë atyre zgjedhjeve, ka vendosur që t’ia kopjojë fushatën me simbolin e “zemrës”./Insajderi/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark