×
  • Lajme
  • Insajderi

    ‘E dashura’ e plagosi në këmbë: Lirohet nga spitali Vali Corleone

    Insajderi
    11 August 2022 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Princ Valentino Corleone është plagosur në orët e para të mëngjesit. Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta se 22 vjeçarja që shtiu me armë zjarri në drejtim të tij ishte Anita Syla, me të cilën edhe bashkëjetonte tash e një kohë.

    Për shkak të plagës së marrë, Corleone është dërguar për trajtim në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa pak më parë ai është liruar për në shtëpi.

    Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar kryeshefi i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli, i cili tha se Corleone ka qenë i plagosur në këmbën e djathtë.

    “Është sjell i plagosur në këmbën e djathtë, deri paradite ka qenë duke u trajtuar dhe më pas është liruar. Gjendja e tij është stabile”, tha Ismajli për Insajderin.

    Ndërsa, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njofton se ka ushtruar kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Anita Sylës, vajzës 22-vjeçe, e dyshuar për plagosjen e Prince Valentino Corleone.

    E njëjta po dyshohet për dy vepra penale “Vrasje në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark