×
  • Showbiz
  • Show

    E fejuara mahnitëse e Courtois rrezatoi në tribuna teksa e ndoqi portierin belg duke mbrojtur penalltinë ndaj Kanadasë

    Insajderi
    24 November 2022 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E fejuara e mrekullueshme e Thibaut Courtois, Mishel Gerzig, ka rrezatuar në tribunat e Kampionatit Botëror në Katar të mërkurën mbrëma.

    Për më shumë, ajo ishte dëshmitare e intervenimit mbresëlënës të partnerit të saj, i cili mes tjerash, e mbrojti një penallti në fitoren e Belgjikës (1-0) ndaj Kanadasë.

    25-vjeçarja ishte e gëzuar derisa ndiqte ndeshjen e parë grupore të përfaqësueses belge në ‘Katar 2022’.

    Askush nuk mund të ishte më krenar për paraqitjen e Courtois sesa partnerja e tij, Mishel, e cila iu referuar atij në Instagram si “mbreti im”.

    Modelja spanjolle ishte në disponim të mirë, ndërsa me krenari e ka treguar një fotografi të portierit në telefonin e saj.

    Çifti e kanë nisur lidhje gjatë periudhës së izolimit kur kishin filluar të shkruanin me njëri-tjetrin, ndërsa Courtois e pranoi publikisht lidhje në vitin e kaluar.

    Ata shumë shpejt pritet të martohen, pasi Thibaut kishte rënë në gjunjë gjatë një udhëtimi romantik në muajin qershor duke i propozuar bukuroshes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark