×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E kapi për fyti dhe e hodhi përtokë, David Silva shpallet fajtor nga gjykata e Spanjës

    Insajderi
    22 September 2022 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajo që përfshin mesfushorin spanjoll David Silva nuk është vërtet një histori e mirë. Lojtari i Real Sociedad teksa ishte me pushime në qershor, u përfshi në një sherr që shpërtheu mes një grupi personash. Silva dyshohet se ka goditur një femër duke e bërë atë të rrëzohet dhe për këtë është dënuar nga gjykata me gjobë.

    Në dokumentet e gjykatës dhe raportuar nga Associated Press, thuhet se ngjarja ka ndodhur në qershor gjatë festës së karnavaleve në Ishujt Kanarie, ku shpërtheu një sherr mes një grupi personash, futbollistit të Real Sociedad dhe miqve të tij. Sipas gjykatës, Silva e ka kapur me forcë gruan duke e bërë të rrëzohet.

    Gruaja kishte probleme me shpinën, gërvishtje në bërryla dhe gjunjë. Të gjitha problemet e raportuara nga një spital lokal. Për këtë arsye gjykata vendosi një gjobë prej 1080 euro për David Silva. 36-vjeçari është fitues i Kupës së Botës dhe katër herë kampion i Premier League-s angleze.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark