Januzaj është pjesë e Sociedadit që nga vera e vitit 2017 dhe ai tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin bask.
26-vjeçari nga Istogu pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez dhe ai mund të transferohet në Camp Nou.
Ka qenë gazetari spanjoll Lluis Canut që në një emision mbrëmë ka thënë se Barcelona ka filluar ta vlerësojë seriozisht mundësinë e transferimit të Januzajt.
Reprezentuesi i Belgjikës në verë mbetet lojtar i lirë, por sipas Canut nuk përjashtohet që Barcelona të tentojë transferimin e tij edhe në janar.