×
  • Showbiz
  • Show

    E papritur, Cllevio zbulon të dashurën futbolliste të Noizyt

    Insajderi
    07 October 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e sotme, Juliana Nura dhe Cllevio kanë qenë bashkë në një video live në TikTok ku kryefjalë e bisedës së tyre ka qenë Noizy.

    Juliana Nura foli si asnjëherë për lidhjen me reperin, por me apo padashje Cllevio zbuloi të dashurën aktuale të reperit.

    “Mimoza buza e Noizyt”, shprehet Cllevio. Menjëherë me një kërkim të shpejtë në rrjetet e tyre sociale, shfaqet e vetmja Mimozë që Noizyt ndjek në Instagram dhe bëhet fjalë për Mimoza Hamidi. 25-vjeçarja është futbolliste e Kombëtares Shqiptare të vajzave.

    Pasi video e Cllevios bëri xhiron e rrjetit, Noizy dhe Mimoza u bënë menjëherë unfollow, por tepër vonë pasi tani kemi prova.

    Për më tepër, Noizy pëlqen edhe fotot e futbollistes në Instagram dhe e anasjellta. Tani mbetet të presim vetëm për reagimin e të dyve./albeu.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark