×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lajm i keq për Brazilin – Një prej yjeve të skuadrës mbetet jashtë botërorit

    Insajderi
    07 November 2022 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti brazilian, Philippe Coutinho do të humbasë Botërorin në Katar për shkak të një lëndimi të marrë në stërvitje me Aston Villan.

    Ai ishte planifikuar të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Serbinë në ndeshjen e raundin të parë të Grupit G më 24 nëntor.

    Sipas parashikimeve të para, Coutinho do të mungojë për të paktën gjashtë javë, ndaj nuk do të jetë në listën prej 26 lojtarësh që do ta publikojë trajneri i Brazilit, Tite.

    Tite ka disa zgjidhje për pozicionin e tij, dhe mbase Lukas Paketa nga West Ham dhe Everton Ribeiro nga Flamengo ndoshta do të kenë një shans.

    Ndryshe, hapja e kampionatit në Katar 2022 do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt në qytetin Jor.

    Derisa, Kampionati Botëror në Katar do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. Është hera e parë që një turne botëror mbahet në botën arabe dhe hera e dytë që zhvillohet në Azi, pas Kampionatit Botëror në Kore të Jugut dhe Japoni.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark