×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E quajti Nënë Terezën “putë”, ky gjyqtar e liroi nga akuza për urrejtje kosovarin

    Insajderi
    21 October 2023 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit Noli Zhitia, lidhur me akuzën për nxitje të urrejtjes.

    Zhita akuzohej se në vitin 2014, në cilësinë e anëtarit të kryesisë nga Forumi i të Rinjve Myslimanë (FRM), ka publikuar një artikull në të cilën kishte shprehur gëzimin për dëmtimin e shtatores së “Nënës Terezë” në Mitrovicë, duke e quajtur atë “puta”. Sipas fjalorit, puta e ka kuptimin e idhullit.

    Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Zhitia u shpall të premten, nga gjyqtari Eroll Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktgjykimit, prova e vetme materiale e administruar nga Prokuroria është një kopje e publikimit në “Gazetën Express” dhe nuk dihet se kush e ka publikuar atë komunikatë.

    Sipas Gjykatës, Prokuroria do duhej të paraqiste edhe linkun e publikimit, i cili në sallë do duhej të hapej e të shqyrtohej, pra në tërësi prova ishte e mangët.

    Kundër këtij aktgjykimit, palët kanë të drejtë të bëjnë ankesë brenda 30 ditësh.

    Nol Zhitia akuzohej se ka publikuar një artikull, në të cilën kishte shprehur gëzimin për dëmtimin e shtatores së “Nënë Terezës” në Mitrovicë, e cila kishte ndodhur më parë, dhe “ishte lutur që në Kosovë të gjitha putat e Terezës të rrëzohen dhe të fundosen sikur në Ukrainë që është rrëzuar puta e Leninit pak javë më parë”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark