×
  • Lajme
  • Lajme

    E vrau dhe e groposi tetëvjeçarin, Klodian Çalamani nga Fieri dënohet me burgim të përjetshëm

    Insajderi
    03 July 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klodian Çalamani u dënua me burgim të përjetshëm.

    Ai u shpall fajtor për vrasjen e tetëvjeçarit Mateo Vasiut.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur më 16 nëntor 2021.

    Mediat shqiptare raportojnë se Çalamani, fillimisht kishte abuzuar seksualisht me tetëvjeçarin, më pas e kishte vrarë duke e goditur me kazmë e lopata,.

    Por, ngjarja nuk mbaroi me kaq.

    Autori i krimit e groposi të miturin në oborrin e shtëpisë së tij, duke tentuar për të fshehur gjurmët e krimit.

    Pas raportimit të familjarëve, policia nisi të kontrollonte lagjen derisa gjeti trupin e të miturit të groposur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark