Kongresisti amerikan, Eliot Engel, është i njohur në vendin tonë për ndihmën që ka bërë për shumë vite për çështjen e Kosovës. Ai është takuar shumë herë me politikanët e vendit, ndërsa jo rrallë ka vizituar Kosovën ndërsa një pjesë e konsiderueshme e politikanëve të vendit ka së paku një fotografi me të.
Rastin për të bërë një foto me Engels nuk e ka lëshuar as Albërie Hadergjonaj, e cila këto ditë ka udhëtuar në Amerikë.
Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja shihet nën shoqërimin e Engles, të cilin e ka quajtur “mikun e të gjithë shqiptarëve.”
Sa i përket karrierës, Alberia është duke punuar në disa projekte të reja te cilat do ti publikon në muajt në vazhdim./Insajderi