×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Edhe pas demantit RTK-ja insiston se ka pasur plan për atentat kundër Kurtit në Shkup

    Insajderi
    10 February 2024 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

    Ata e kanë quajtur të pavërtetë lajmin dhe s’ka pasur tentativë për vrasjen e tij.

    “Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë” deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme për EuroNews.

    Por, përkundër kësaj RTK po insiston se kishte pasur tentim për atentat, ndërsa kryeministri Kurti tha se ka marrë kërcënime.

    Mediumi publik ka plotësuar lajmin e publikuar duke bashkangjitur biseda nga një grup në “Telegram”.

    Çka thuhet në lajmin e postuar nga portali i televizionit publik?

    “Atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse”, kështu janë cilësuar nga mediumi protagonistët që dyshohet se janë përfshirë në këtë plan.

    Mediumi publik, RTK ka pretenduar se ndaj kryeministrit Kurti ka pasur tentim atentat për vrasje.

    Sipas këtij raportimi rasti ka ndodhur në Shkup.

    RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioz.

    Çka tha Kurti?

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është në dijeni se ka pasur kërcënime për të në Shkup

    Ai deklaroi se nuk është ndjerë i rrezikuar dhe se ka pasur forca të shumta policore.

    “Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreh ai para mediave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark