×
  • Showbiz
  • Show

    Edi dhe Ada përjashtohen nga “Për’puthen”!

    Insajderi
    26 October 2021 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë në orët e vona, konkurrenti i “Përputhen” Eduard Kuçi ka lajmëruar në rrjetin e tij social në Instagram Live se ai dhe Ada janë përjashtuar nga prgrami.

    Kjo vjen për arsye, pasi ata dy kanë shkelur rregullat e programit dhe në rrjetet sociale qarkullon një video ku Edi dhe Ada, e cila është me kapuç për të mos u njohur, kanë qenë duke darkuar bashkë në një restorant.

    Edi në Instagram Live ka treguar më gjatë rreth përjashtimit:

    (I drejtohet Adës), “A po don me tregu ti, a po don me tregu, për çka jena përjashtu? Jena përjashtu shkaku, se na kanë nxon në restorant tu hongër bukë. Janë disa persona që janë të emisionit që kanë qenë aty edhe flasin që na nuk i kena nxjerr fotot, po ata janë kon t’vetmit persona që jon ardh te na dhe na kanë fol e na kanë thon rujuni mos ju nxon dikush, amo jon kon ata që na kanë bo foto. Unë e Ada e pranojmë që jena kon bashkë, si njoh mirë vendet këtu.” ka thënë ai.

    Kujtojmë se Ada dhe Edi, pas disa zënkash u pajtuan në Për’puthen Prime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark