×
  • Sport
  • Sport

    Edon Zhegrova mungon sot për Lille – kjo është arsyeja

    Insajderi
    08 April 2023 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova do t’i mungojë sot Lillet në ndeshjen ndaj Angers, të vlefshme për javën e 30-të në Ligue 1.

    Sulmuesi kosovar nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga Paulo Fonsenca për këtë ndeshje, që do të luhet nga ora 17:00.

    Sipas “L’Equipe”, Zhegrova mungon sot shkaku i një lëndimi në kofshë. Detaje tjera nuk janë bërë të ditura ende.

    Ky nuk është aspak lajm i mirë për 24-vjeçarin, i cili regjistroi paraqitje të shkëlqyer javën e kaluar.

    Zhegrova ishte vendimtar me dy gola në fitoren 3:1 Lille ndaj Lorient.

    Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 20 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark