×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekrem Hyseni: Në Podujevë nuk vlejnë sondazhet, gjatë gjithë jetës kemi qenë afër qytetarëve

    Insajderi
    21 October 2021 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunë të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka thënë se fushatë e tij ishte drejtuar kah qytetarët, dhe se në këtë qytet sondazhet nuk vlejnë por vetëm vullneti i qytetarëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Hyseni tha se gjatë fushatës kanë organizuar mbi 600 takime me qytetarët e Podujevës, teksa nuk iu besonte sondazheve të cilat e nxjerrnin Shpejtim Bulliqin në vend të parë.

    “Zgjedhjet lokale janë në esencë komunikim me qytetarët. Ne e kemi realizuar këtë në mënyrën më të mirë, jo gjatë fushatës por gjatë gjithë jetës. Gjatë gjithë jetës jemi marrë më këta njerëz, këta njerëz na kanë hap dyert dhe na kanë prit në mënyrën më të mirë të mundshme. Rezultati nuk është i ngushtë, është i jashtëzakonshëm” – tha ai.

    “LDK mori mesazh që duhen reforma dhe në e pranum këtë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark