×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ekskluzive | Arrestohet shtetasi shqiptar që dyshohet se vrau mikun me veturë në Pejë

    Insajderi
    24 April 2024 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është arrestuar i dyshuari nga Elbasani, Sergio Jonuzi për vrasjen e mikut të tij, Ilir Osmanit.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

    “Eshtë arrestuar i dyshuari dhe me urdher te prokurorit te shtetit është ndaluar 48 orë për veprën penale vrasje e rënde me qëllime hakëmarrje”, ka thënë Nikçi per Insajderin.

    Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar për një incident të rëndë që ka ndodhur në Peje, ku si për pasojë ka mbetur i vrarë një shtetas i Shqiprisë.

    Siç merr vesh Insajderi i dyshuari e ka ndjekur me veturë viktimën duke kaluar disa vetura me radhë – deri sa ka arritur që ta godasë atë skaj rrugës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark