Më 26 shtator Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshën U-21 përfundoi grumbullimin disa ditor në Antalia, të Turqisë. Gjatë rrugës nga hoteli për në aeroport, autobusi i “Dardanëve” pësoi një aksident të rëndë, raporton ekskluzivisht Insajderi.
Autobusi që për pasagjerë kishte gjithë futbollistët, stafin teknik dhe atë të futbollit u aksidentua dhe si rrjedhojë doli nga rruga
Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 26 shtatorit.
Për fat të mirë askush nuk ka pësuar lëndime nga ky aksident.
E gjithë skuadra më pas është rikthyer në hotel dhe pastaj ka udhëtuar për në Prishtinë në mëngjesin e 27 shtatorit.
Përfaqësuesja U-21 zhvilloi dy ndeshje testuese me ekipet që kanë qenë në përgatitje në Antalia.
Ndeshjen e parë Dardanët U21 e kanë zhvilluar kundër ekipit të Grenlandës, të cilën e fituan me rezultat 1:0, me golin e Dion Krasniqit, derisa ndeshjen e dytë e zhvilluan kundër skuadrës turke, FK Döşemealtı Antalya, të cilën e fituan me rezultat bindës 4:0.
Këto dy ndeshje ishin të parat në udhëheqjen e përzgjedhësit Afrim Tovërlani.
Tovërlani këtë grumbullim e ka bërë për t’u njohur me futbollistët që potencialisht mund të jenë të ftuar në të ardhmen.