×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Lirohen 11 prej zyrtarëve policorë të arrestuar në rastin “Pika 1” – dy prej tyreve iu vazhdohet masa (Dokument)

    Insajderi
    13 April 2022 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin dhe ndryshimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarëve të arrestuar në pikën kufitare Qafë Morinë në rastin e njohur si “Pika 1”.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se gjykata ua ka vazhduar masën e paraburgimit dy zyrtarëve policorë teksa ua ka ndryshuar masën e paraburgimit 11 prej tyre.

    Bazuar në kërkesën e siguruar nga Insajderi mësohet se dy zyrtarëve policorë të cilëve iu është vazhduar masa e paraburgimit janë Demë Lokaj dhe Mërgim Bekaj, teksa, ua ka zëvendësuar masën e paraburgimit me atë shtëpiak të pandehurve Ahmet Kasumaj, Ahmet Shabanj, Agim Hadergjonaj, Fazli Gjonbalaj, Gani Ahmeti, Gëzim Hoxhaj, Isa Dobraj, Ismet Tahiraj, Rasim Tolaj, Skënder Meta dhe Xhevdet Haklaj.

    Burime të Gazetës Insajderi, bëjnë me dije se për zyrtarët në pikën kufitare Qafë Prushë ende nuk është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale nga ana e Gjykatës. Mësohet se 6 prej zyrtarëve policorë i është propozuar vazhdimi i paraburgimit, 4 prej tyre ndryshimi i masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak dhe për njërin është propozuar masa e paraqitjes në stacionin policor.

    Ndaj zyrtarëve policorë, Artan Thaqi, Agron Bejtullahut, Benon Kepuskës, Kreshnik Arllatit, Sami Hajdarit e Uran Matit është propozuar masa e vazhdimit të paraburgimit prej 2 muaj. Teksa Afrim Deda, Mehmet Manxhuka, Avdi Pacolli, Shaqir Krasniqit është propozuar masa e arrestit shtëpiak dhe për zyrtarin policor Malë Berisha është propozuar masa e paraqitjes në stacionin policor.

    Kujtojmë se të hënën e 14 marsit u arrestuan 50 zyrtarë të shtetit. Komandantë, togerë, policë e doganier. Shërbenin në dy pikat kufitare me Shqipërinë. Qafë Morinë e Qafë Prushi.

    48 policët e 2 doganierët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata vepronin kryesisht duke marrë ryshfet përmes shallterit në kufi, ky kryesisht qytetarët i fusnin paratë e ryshfetit në dokumente. Polici pastaj i merrte ato, i fuste në ndonjë letër në tavolinë, por më shpesh nën këmbë në karrige, për ti futur pastaj nëpër xhepa pasi ngriteshin nga karrigeje.

    Dosja që e kishte InDoks zbulonte se ryshfeti që këta policë kanë marrë nis prej 5 eurove e deri në 400 euro në raste të veçanta. Ose në disa raste, siç zbulojnë përgjimet, ishin diskutuar ryshfete deri në veturë golf 6 për ta kaluar pa kontroll një mall që vlente deri në 300 mijë euro vlerë.

    Më poshtë gjeni dokumentarin e plotë “Pika e Zezë e Policisë”, të realizuar nga InDoks.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark