×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ekspozita e fundvitit në Fakultetin e Arteve

    Insajderi
    10 June 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës është hapur ekspozita e fundvitit e studentëve të këtij fakulteti. Kështu ka njoftuar përgjegjësi i kësaj njësie akademike, dekani i Fakultetit të Arteve, profesor Hazir Sh. Haziri.

    Ekspozita është hapur në ambientet e fakultetit në fjalë.

    Njoftimi i plotë:

    Ekspozita e fundvitit e Fakultetit të Arteve është një përmbledheje e punimeve artistike të studentëve të vitit akademik 2022-2023, vit ky i cili bashkë me studentët e profesorët shpalosi vlerat që përpos suksesit, është dëshmi se programet tona zhvillojnë artistët të dalluar në vend por edhe më gjerë përfshirë edhe ata që shpalosin sukseset edhe në vende tjera më tej evropës e botës.

    Dje u hap ekapozita e fundvitit të Departamentit të Arteve Vizuale të Fakultetit të Arteve me një organizim e aranzhim punimesh të shkëlqyeshëme duke marrë parasysh përkushtimin e studentëve gjatë këtij viti akademik kjo ekspozitë merr konotacion pozitiv edhe përballë receptuesit që përjeton secilën vepër të kësaj ngjarje.

    Konkurenca e ashpër e studentëve me vepra të realizuara gjatë këtij viti, ku për një vend studimi aplikuan tetë studentë është rezultat i suksesit të ekspozitës që sivjet sjellë arritje të veçantë në secilën fushë artistike.

    Kështu që përgjegjësia jonë bëhet edhe më e lartë dhe detyra edhe me vështirë, që të mos e prishim këtë trend të shkëlqyeshëm, të nisur nga studentë e të udhëhequr nga profesorët, lirshëm mund të thuhet se krejt merita është e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark