×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Elezi për kërcënuesit e KFOR-it në Prizren: Të dyshuarit se zbatuan urdhrin

    Insajderi
    27 February 2024 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pjesëtarë të KFOR-it italian janë kërcënuar nga dy persona në Lubiçevë të Prizrenit, të hënën. Ndaj këtij rasti ka reaguar eksperti i sigurisë, Bedri Elezi. Ai ka treguar një variant tjetër të rastit, shkruan Insajderi.

    Përmes një shkrimi në Facebook, ai është shprehur se “kërcënimi i pjesëtarëve të KFOR-it, tërheq seriozisht vëmendjen e qytetarëve”.

    Sipas tij, kërcënuesit nuk e kanë zbatuar ligjin duke e mos dorëzuar armën.

    “Rasti i kërcënuesve të pjesëtarëve të KFOR-it më shumë mund të konsiderohet mos zbatim i udhërit zyrtarë, se sa kërcënim i karabinerëve Italian”, shkroi ai.

    Ai thotë se ka qenë Ahmet Krasniqi, ai i cili i ka ofenduar pjesëtarët e KFOR-it.

    “Gjatë qëndrimit të këtyre të fundit në fshatin Lubiçevë, kishin hasur të dyshuarin Ahmet Krasniqi me një armë gjuetie i cili dyshohet se kishte dështuar të dëshmoj se ka leje për armën. Së bashku me Ahmet Krasniqi ka qenë edhe Izet Haliljaj. Vlen të përmendet se Ahmet Krasniqi ka ofenduar pjestarët e KFOR-it si dhe përkthyesen e tyre”.

    Sipas informacione nga burime mirë të informuar dyshohet se Ahmet Krasniqi dhe Izet Halilaj kanë debatuar me pjestarët e KFOR-it në lidhje me të drejtën e tyre përr konfiskimin e armës. Pjestarët e KFOR-it Italian njësia e Karabirjerëve kanë vepruar sipas mandatit të tyre dhe në bashkpunim me policinë e Kosovës për të i privuar nga lëvizja e lirë“, u shpreh ai.

    Të njëjtit në cilësinë e të dyshuarve janë vendosur në mbajtje me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të gjykatës së paraprake.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark