×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dy kosovarë kërcënuan KFOR-in, rasti kalon në Prokurorinë Speciale

    Insajderi
    27 February 2024 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ahmet Krasniqi dhe Izjet Halilaj, janë dy persona që po dyshohet se kërcënuan karabinierët italian të hënën, në fshatin Lubiçevë të Prizrenit. Ata, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, rasti i tyre pritet të trajtohet nga një instancë më e lartë.

    Gazeta Insajderi që për shkak të rëndësisë së rastit, dhe peshës së veprës që dyshohet se kanë kryer dy kosovarët, rasti tash nga Prokuroria Themelore në Prizren ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale.

    Si ndodhi rasti?

    Të hënën, me 26 shkurt rreth orës 10:00, në polici është raportuar se në fshatin Lubiçevë, dy persona i kanë kanosur pjesëtarët e KFOR-it italian, të cilët po zhvillonin një vizitë atje.

    Teksa kishin hyrë në një lokal, të dyshuarit fillimisht afrohen duke ofenduar e më pas tjetri edhe i kërcënon me vdekje duke ju thënë, gjithmonë sipas policisë “se do të shkojë në shtëpi të marr kallashnikovin dhe do t’ju vras të gjithëve”.

    “Patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”, potencoi Bytyqi derisa shtoi që pas kësaj të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit.

    Policia, konfirmon Bytyqi se fillimisht kishte arrestuar njëri prej të dyshuarve dhe vetëm pastaj personin e dytë.

    Të njëjtëve iu janë bastisur shtëpitë, njërit i është gjetur pushkë dhe municion.

    Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark