Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku, e cila jeton në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, dhe nuk do ta votojë Hillary Clintonin për presidente të SHBA-ve, derisa po mbështet fuqishëm kandidatin tjetër Bernie Sanders.
Tek shqiptarët në Kosovë, Hillary Clinton gëzon mbështetje të madhe për shkak të rolit të bashkëshortit të saj, ish-presidentit Bill Clinton, po kjo nuk ka ndikuar në zgjedhjen e Dushkut.
Dushku gjatë ditëve të fundit ka qenë goxha aktive duke postuar në rrjetin e saj social “Tëitter”, duke shprehur mbështetje të fuqishme për Bernie Sanders, raporton Insajderi
Madje ajo ka arsyetuar këtë aktivitet të sajin duke thënë se çdo kush duhet të merret me politike, në të kundërt politika do të merret me ata.
“Nëse ne nuk merremi me politikë, politika do të merret me neve”, ka shkruar Dushku.
Përveç postimeve të saja, në faqen e saj në “Tëitter”, shihet një numër i madh i postimeve të shpërndara nga Bernie Sanders./Insajderi