Më 14 korrik, duke filluar nga ora 19:00, në parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, Banka ProCredit po e rikthen Elvana Gjatën në Prishtinë, me një super performancë e cila do të jetë e hapur për publikun.
Pas lansimeve të shumta në skenën ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve me artistë të huaj, Elvana Gjata po rikthehet në Prishtinë për ta realizuar xhiron e saj të parë në Kosovë.
DJ GAMBLE, aktivitete dhe muzikë me njërën prej artisteve më të dashura të skenës shqiptare të muzikës, do jenë pjesë e kësaj dite te ngrohtë vere, e cila do përmbyllet me shfaqje të fishekzjarrëve të sinkronizuara me muzikë.
Elvana Gjata i rikthehet publikut në Prishtinë edhe me performues dhe skenë te veçantë dhe e përcjellë me live bend, ku do ti përformojë hitet e saja dhe këngët e albumit të ri.
Mësohet se koncerti është falas edhe i hapur për të gjithë.