×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Elvis Hoxha sulmon rëndë opozitën: Punuan dhe do të punojnë për bosnjëzim të Kosovës

    Insajderi
    28 January 2023 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me frazën klishe të “bosnjëzimit të Kosovës” e cila supozohet të bartë efekt mobilizimi në vetëdijen e qytetarëve, ka vazhduar të operojë sërish filozofi kontraverz, Elvis Hoxha, duke sulmuar opozitën se gjoja ka këtë qëllim, shkruan Insajderi.

    Por, ka dikush që do ta mbrojë Kosovën nga ky “bosnjëzim”, pandeh Hoxha, dhe ai është Albin Kurti.

    Siç vazhdon të paramendojë, ose propagandojë, Elvis Hoxha, “Opozita ka punuar dhe do të punojë për bosnjëzimin e Kosovës. Prandaj ra nga pushteti dhe është opozitë”.

    Lexojeni mllefin e Hoxhës:

    Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje do të mbrojnë Kosovën prej bosnjëzimit. Me këtë parim kanë ardhur në pushtet dhe këtë do ta mbrojnë dhe zbatojnë me të gjithë institucionet shtetërorë.

    Opozita ka punuar dhe do të punojë për bosnjëzimin e Kosovës. Prandaj ra nga pushteti dhe është opozitë.

    Çështja është krejt e qartë.

    Opozita nuk ka pse i kërkon Albin Kurtit si kryeministër të bëjë acosiacionin. Opozita le të vazhdojë të punojë për asociacionin. Ndërkombëtarët kur e shohin këtë opozitë mund të mendojnë se e mira për shqiptarët në Kosovë ka dy forma të kundërta: jo asociacion, po asociacion.

    Ajo çka do të na duhej është mendimi unik. Mos t’u lëmë aleatëve mundësinë e lojës me ne. Mendimi unik i yni nuk varet nga mënyra se si e zhvillojmë bisedën, por se si e duam Kosovën.

    Kosova nuk ka ç’të japë më. Ka dhënë boll me aparteidin dhe burgosjet, dëshmorët dhe viktimat, decentralizimin dhe shaurjet shtetërore të simboleve, me mungesë referendumi në Kushtetutë dhe moskthim të shqiptarëve në Mitrovicën veriore, me demarkacion e gjykatë speciale, me marrëveshje të mjegullta teknike dhe me pranimin e negociatorëve nga shtete që nuk e njohin Kosovën.

    Serbia nuk ka kthyer as të zhdukurit, e jo më dëmshpërblimet e luftës, fondin pensional, etj. Serbia duhet të japë.

    Ndaj dhe duhet të ishin unik me qeverinë ish-qeveritarët. Por këtyre ua kemi parë zullumin.

    Le të jetë unik populli. Populli e di mirë nëse vlen apo jo asociacioni. Populli e ka dhe e mbron Kosovën. Ky do të jetë bashkimi i popullit për paqe, për sovranitet dhe dinjitet të Repubikës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark