×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Emisarët për rrugën para në dialog, flasin edhe për zbatimin të marrëveshjeve të kaluara

    Insajderi
    28 February 2023 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas takimit të së hënës në Bruksel ku u pranua propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Përfaqësuesi Special i Dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, me të cilin, siç njoftoi, u pajtuan “rreth rëndësisë së pajtimit në modalitetet e zbatimit të marrëveshjes” si dhe “nevojën për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog” me këtë duke nënkuptuar edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Insajderi.

    “Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, Zëvendës Asistenti Escobar dhe unë u ulëm për të koordinuar hapat e ardhshëm në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes për modalitetet e zbatimit dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të Dialogut”, njoftoi Lajçak në Twitter.

    Gabriel Escobar, i cili gjithashtu ishte prezent dje në Bruksel ku dhe zhvilloi takim ndaras me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u deklarua sot në konferencë për media.

    “Propozimi i BE-së nuk është për njohje-reciproke por ëstë për normalizim”, tha Escobar. Megjithatë, ai thotë se ndonëse në këtë kohë specifike mbështesin këtë propozim “pa njohje” nuk do të thotë se nuk besojnë se “të gjitha Ballkanit Perëndimor duhet ta njohin njëra-tjetrën”.

    Escobar ka sqaruar edhe se pse ShBA kohëve të fundit ka përdorur frazën “njohje eventuale reciproke”. Kjo ngase amerilkanët s’kanë dashur që ta ndryshojnë draft-propozim frankogjerman.

    “Kjo është arsyeja pse e kemi vendosur fjalën “eventuale” në letër. Kështu që njerëzit ta kuptojnë që ne nuk duam të ndryshojmë propozimin evropian. Por nuk ka ndryshuar ajo se çfarë ne duam që përfundimisht duhet të ndodh në Ballkan Perëndimor”, ka thënë Escobar.

    Megjithatë, ndonëse propozimi evropian nuk përmban njohje, ajo e përmban Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, tha emisari amerikan.

    “Dua të sqaroj çfarë kam thënë. Është obligim. Është pjesë e kësaj marrëveshje themelore. Është edhe në konkluzionet e Këshillit. Është një fakt objektiv. Se çfarë i kërkohet Kosovës”.

    “Pyetja është se sa shpejt do të ndodh. Jam konfident që me këtë marrëveshje që Kosova e ka kuptuar që duhet bëhet. Diskutimet për implementim duhet të fillojnë menjëherë”, ka thënë ai.

    Kurti thotë se ka njohje “de facto”

    Kryeministri i Kosovës kaherë këtë propozim e ka paraqitur si njohje “de fakto” nga Serbia.

    “Aleatët e Republikës së Kosovës e kanë dizajnuar pra si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen ‘de fakto’ e gjithë kjo e bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha Kurti para një jave”.

    Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me t’u paraqitur ky plan-propozim palëve, shpjegonte se Serbia njeh “de facto” Kosovën./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark