×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Emisari i Gjermanisë takohet me Komandantin e KFOR’it, çorton Kosovën

    Insajderi
    27 May 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas zhvillimeve në veri Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është takuar sot me Komandantin e KFOR’it, Angelo Mikele Ristuccia.

    Sarrazin ka thënë se e dënojnë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në objektet komunale.

    Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me @EULEXKosovo #KFOR, Qeverinë e Kosovës, Serbët e Kosovës në Mitrovicë. Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme”, ka shkruar Sarrazin.

    Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për të zbatuar mënjeherë marrëveshjet e arritura.

    “Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtimi të plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajçakun në përpjekjet e tij”, tha ai.

    Sarrazin do të takohet edhe me Kurtin nga ora 10:00. Kurti ka thënë se është i vetëdijshëm dhe se i kupton shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë për zhvillimet e djeshme në veri, por se çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark