“A po t’ pëlqen “ ishte kënga e këngëtares Enca Haxhia, e cila e bëri të njohur për publikun shqiptar pasi që u shikua në kanalin Youtube, përmbi 28 milion herë.
Këngëtarja Enca Haxhia, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell edhe një hit.
Këtë njoftim e bëri përmes Instagrami-të , duke postuar një foto të një pjese të videoklipit dhe këngës “ A po t ’pëlqen”.
“Kush e mban mend këtë këngë, rrini gati për një hit të ri” , ka shkruar Haxhiu.
“Call me Goddess”, ishte kënga e fundit e publikuar nga këngëtarja e cila pati një sukses të madh.