×
  • Lajme
  • Insajderi

    Escobar: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin

    Insajderi
    26 August 2022 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari kryesor i Amerikës për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar insiston se Të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen, përfshirë edhe formimi i Asociacionit”. Ai madje kërkon që të gjindet zgjidhje për targat e dokumentet, dhe që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë .

    Në një konferencë për media nga Ambasada e ShBA-së në Beograd, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen, përfshirë edhe formimi i Asociacionit.

    Këtë deklaratë Escobar e ka dhënë pas takimit që zhvilluan mbrëmë ai e Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Emisari amerikan tha se dialogu duhet të vazhdojë dhe se shpreson në gjetjen e një zgjidhje për targat e dokumentet serbe deri në fund të muajit.

    “Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit”, ka thënë Escobar në konferencë.

    Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak kanë vizituar këtë javë Kosovën dhe Serbinë, me qëllim të shmangies së tensioneve mes dy vendeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark