×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Escobar tregon se kur do mbahet rundi i ri i dialogut mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    14 March 2024 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se më 19 mars, Bashkimi Evropian ka thirrur një takim të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.

    Nga ky takim i radhës, Escobar është shprehur se pret që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile.

    “Shpresoj që Qeveria është pajtuar të jetë fleksibile në këto diskutime në dialog të martën. Në ndërkohë e kam përgëzuar kryeministrin për vendimin që ka marrë për Deçanin. Ishte vendim i vështirë, por i duhur”, ka thënë Escobar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark