×
  • Lajme
  • Insajderi

    “…është vizita në Austri, pastaj në Gjermani”, si po e shpërfill Donika Gërvalla të fuqishmin e dikurshëm, Haki Abazin

    Insajderi
    07 October 2022 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazit i cili sot gjatë ditës i drejtoi disa kritika nga ajo.

    “Nuk e komentoj kolegun tim, Hakiu ka të drejtë të shprehet…Kam takuar Hakiun dhe i kam thënë a mos është moment i mirë të takohemi në komision sepse kam nevojë t’i ndajë zhvillimet e fundit. Edhe tani do ta kisha kërkuar këtë gjë, por të martën është vizita në Austri, pastaj në Gjermani, janë momente që nuk duhet t’i lëmë të ikin”, tha ajo për RTK, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gërvalla tutje shtoi se disa komente pozitive të deputetëve ndonjëherë e zemërojnë, ndërkaq në rastin e Haki Abazit, do të duhej të dërgonte sinjale.

    “Deputeti Haki Abazi është ndër deputetët aktivë, ndër deputetët që politikës së jashtme i japin një ngjyrë shumë të veçantë. Ka deputetë që më zemërojnë me shprehjen më pozitive për mua, ndërkaq në rastin e Hakiut, ndoshta do të duhet të kisha dërguar më shumë sinjale”, tha kryediplomatja.

    Sot paradite, deputeti që drejton komisionin parlamentar për Politikë të Jashtme, ka folur për raportet e tij me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

    Ai tha se më shpesh mund ta shohin gazetarët Gërvallës se sa ai. Këtu ai thumboi Gërvallën për mungesë transparence në Komisionin që mbikëqyr politikën e jashtme.

    “Ju mund ta shihni ministren e Jashtme, më shpesh se unë që jam kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme”, tha Abazi në konferencën për media, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark