×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Eurodeputetja gjermane pas vendimit për Pantiqin: Tani të hiqen barrikadat

    Insajderi
    28 December 2022 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka mirëpritur vendimin për dërgimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit, ish-policit të arrestuar për terrorizëm.

    Ajo ka thënë se kjo tani duhet të dërgojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave dhe në deeskalim të plotë të situatës.

    “E mirëpres me ngrohtësi vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, polic të Kosovës, në paraburgim në shtëpi. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në Veri të Kosovës dhe deeskalim të plotë”, shkroi ajo.

    “Mbështetje e plotë për EULEX dhe KFOR në mbikëqyrjen e saj”, shkroi ajo. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark