Dukagjini do të luajë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Europas, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 20 korrik, në “Victoria Stadium” në Gjibraltar.
UEFA ka zbuluar tashmë edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët vijnë nga Irlanda.
Neil Doyle do të jetë gjyqtari i katërt, kurse Wayne McDonnell dhe Allen Lynch, do të jenë ndihmësit e tij.
Ndërsa, Rob Hennessy do të jetë gjyqtari i katërt.
Kujtojmë se Dukagjini, që po merr pjesë për herë të parë në gara evropiane, e fitoi ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1.