×
  • Lajme
  • Lajme

    Eventi i dështuar në New York ia avullon Kosovës 20 mijë dollarë

    Insajderi
    17 October 2018 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një organizim i iniciuar nga Erolld Belegu e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 20 mijë dollarë amerikanë, kanë treguar burime të gazetës. Me insistimin e tij, në New York, gjatë sesionit të fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në hotelin “Hilton” në Midtown ishte rezervuar një sallë për të organizuar pritje për krerët e delegacioneve botërore që merrnin pjesë në këtë ngjarje, por që kurrkush nuk i kishte shkuar.

    “Pjesëmarrjen e kishte konfirmuar vetëm presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta. Kurrkush tjetër, ndonëse ftesa ishte për shumë presidentë, kryeministra e ministra nga vende të ndryshme. Pra, eventi ka dështuar, sepse nuk ka pasur konfirmime nga delegacionet e ftuara”, ka thënë ky burim. “Dy-tri ditë përpara datës së planifikuar për t’u mbajtur, rezervimi është anuluar. Hoteli e ka ndalur koston e sigurisë në shumën prej 20 mijë dollarësh amerikanë, kurse kostoja për organizimin e pritjes ishte paraparë të shkonte në 50 mijë dollarë”.

    Nga Prishtina në New York, për të marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kishin shkuar rreth 20 persona, si pjesë e delegacioneve nga Presidenca, Qeveria dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

    Belegu, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ishte pjesë e delegacionit, por kishte udhëtuar shumë më herët në SHBA. Sipas burimeve në Zyrën e kryeministrit, ai kishte fluturuar më 8 shtator, ndërsa është kthyer më datën 29 të atij muaji. /Koha Ditore

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark