×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Fatzinjtë e Liverpoolit, shorti i vë përballë mbretërve të Real Madridit

    Insajderi
    07 November 2022 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është hedhur shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

    Shorti ka treguar që do të ketë duele shumë të forta në këtë fazë të garave.

    Një ndër to është edhe takimi mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

    Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid do të përballet me Liverpoolin në përsëritjen e finales së vitit të kaluar. Përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo mes kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich dhe atij francez PSG.

    Ndeshjet e para luhen më 14/15/21/22 shkurt, teksa ndeshjet e dyta më 7/8/14/15 mars. Ndeshjet luhen nga ora 21:00.

    Shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen është të premten e 17 marsit.

    Finalja e edicionit 2022/23 në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në Ataturk Olympic stadium në Stamboll më 10 qershor të vitit 2023.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark