Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar nga Federata Evropiane e Xhudos 448 m2 tatami që ka vlerën e mbi 21 mijë eurove.
Ky tatami do të përdoret për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor 2023, për herë të parë në histori.
“Një falënderim nga zemra për Federatën Evropiane të Xhudos (EJU) që ka dhuruar 448 m2 tatami, me vlerë 21,627.30€ për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor 2023, për herë të parë në histori.”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos.