×
  • Sport
  • Sport

    Federata kroate ia zgjatë kontratën Zlatko Daliqit

    Insajderi
    18 March 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit të Kroacisë dhe përzgjedhësi Zlatko Daliq kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për tre vjet të tjera.

    56-vjeçari të shtunën e vazhdoi kontratën deri në vitin 2026.

    “Ai i ka arritur të gjitha objektivat që i kemi vendosur”, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Marijan Kustiq.

    Daliqi e udhëhoqi Kroacinë drejt finales së Botërorit 2018, ndërsa në vitin 2022, shkoi deri në gjysmëfinale.

    “Ai ka krijuar atmosferë fantastike dhe e ka bashkuar skuadrën”, ka thënë Kustiq.

    Ndërkohë për Daliqin, kjo pozitë është nderi më i madh dhe kënaqësia më e madhe për një trajner.

    Synimi i ardhshëm për Daliqin dhe Kroacinë është arritja në Evropianin e vitit 2024.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark