×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fëmijët qëndruan për një vit në një dhomë me vëllain e tyre të vrarë, dalin para gjykatës nëna dhe i dashuri i saj

    Insajderi
    02 November 2021 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëna 35-vjeçare nga Teksasi jetoi për muaj  të tërë me eshtrat e djalit të saj 8-vjeçar, i cili dyshohet se u vra nga i dashuri i saj, përpara se të braktiste dhe ta mbyllte me tre fëmijët e tjerë në shtëpi.

    Për këtë mediet e huaja kanë publikuar detaje të reja për krimin e tmerrshëm në Houston të Teksasit, një ditë pasi Gloria Williams doli në gjykatë, e akuzuar për plagosjen e një fëmije nga neglizhenca, falsifikimin e provave dhe lënien e tre fëmijëve të saj në shtëpi me trupin  e pajetë të vëllait 8-vjeçar.

    Në gjykatë ishte edhe i dashuri i saj, 31-vjeçari Brian Calter, i cili akuzohet se ka rrahur për vdekje 8-vjeçarin Kendrick Lee në Ditën e Falenderimeve 2020.

    Sipas detajeve të reja të paraqitura në gjykatë të hënën, Williams dhe Calter jetuan me eshtrat e Kendrick deri në mars, kur çifti u shpërngul, duke e lënë trupin në shtëpi me tre fëmijët e saj të tjerë, 15, 9 dhe 7 vjeç.

    Fëmijët, të cilët duket se kanë baballarë të ndryshëm, fillimisht thanë se ishin mbyllur në dhomë me kufomën e vëllait për gati një vit, edhe kur çifti jetonte atje.

    Babai justifikon në gjykatë dhunën ndaj vajzës 6 vjeçe: E rraha se bezdiste të ëmën në telefon. E çova vetë në spital, raporton oranews.

    I dashuri i nënës  dërgonte ushqim në apartament një herë në muaj dhe vazhdonte të paguante qiranë në mënyrë që trupi të mos gjendej, thanë autoritetet.

    Partneri i nënës, i cili bëri paraqitjen e tij të parë në gjykatë javën e kaluar, do të përballet me 99 vjet burg nëse shpallet fajtor për vrasjen e fëmijës.

    Në daljen e tij të parë në gjykatë, prokuroria lexoi deklaratat e tre vëllezërve të cilët thanë se e panë atë duke rrahur për vdekje vëllanë 8-vjeçar.

    Fëmijët thanë se e panë të dashurin e nënës duke goditur vazhdimisht vëllanë e tyre në shpinë dhe në fytyrë, dhe më pas kur ai vdiq e mbuluan me një batanije.

    Ata thanë se ai vazhdoi të gjuante 8-vjeçarin edhe kur ai ishte në dysheme pa lëvizur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark