×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Festat e Flamurit, shqiptarët zgjedhin Turqinë “për të festuar”

    Insajderi
    23 November 2022 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit.

    Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit, apo biletat e avionëve të prera individualisht më herët.

    Kërkesat për të udhëtuar këtë vit i janë bashkëngjitur dëshirës së shqiptarëve që vitet e fundit kanë qenë më të kufizuar prej rregullave të pandemisë dhe kryesisht kanë lëvizur brenda vendit.Ndryshe nga vitet e shkuara ku ka pasur interes e për qytete veriore, duket se këtë vit shirat e rrëmbyer e kanë stepur këtë dëshirë.

    Sipas tyre, ekonomia është një faktor i rëndësishëm por edhe fakti që planifikojnë të udhëtojnë më së shumti për festat e fundvitit.

    Sipas agjencive, ndonëse ka pasur oferta të brendshme, madje prenotimet në vende si Korça, Voskopoja, Dardha, Pogradeci etj., kanë qenë në kapacitet të plotë, megjithatë rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme. Destinacionet me ofertat më të mira, edhe këtë vit, ka qenë Budva dhe Stambolli./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark