FIA i jep fund diskutimit për titullin kampion të Max Verstappen në Formula 1. Ata kanë kthyer përgjigjen zyrtare për ankesën e Mercedes, duke e refuzuar atë. Në deklaratën e tyre thuhej se nuk është thyer asnjë rregull dhe titulli kampion i Verstappen është i pastër.
Në ankesë thuhej se Verstappen ka thyer rregulloren e FIA-s në dy pika. Konkretisht në pikat 48.8 dhe 48.12 të rregullores sportive.
Për sa i përket protestës së Mercedes, ajo lidhej me momentin kur makina e sigurisë ishte në pistë. Ata pretenduan se Verstappen theu rregulloren dhe mund të ketë parakaluar Hamilton në momentin që “Safety Car” ishte në pistë. /oversport.tv