×
  • Sport
  • Sport

    FIFA mban provim për 3 mijë e 800 agjentë futbolli, dështojnë gjysma e tyre

    Insajderi
    27 April 2023 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditët e fundit FIFA zhvilloi për herë të parë provimin për agjentët e futbollit.

    Rregulloret e reja u shpallën në fillim të vitit, ndaj kushdo që dëshiron të bëhet agjent futbolli duhet të kalojë një provim.

    Përndryshe, ata nuk mund të marrin licencë për të kryer punën e tyre. Nisur nga afati i parë, situata nuk është aspak e mirë.

    Gjegjësisht, FIFA ka njoftuar sot se në provimin e parë janë paraqitur 3800 kandidatë, por edhe provimin me sukses e kanë kaluar vetëm 1962 kandidatë.

    Kjo do të thotë se 52 për qind e të anketuarve kanë kaluar, dhe 48 për qind e tyre kanë dështuar. Të gjithë ata që kanë dështuar në provim duhet ta kalojnë atë jo më vonë se data 1 tetor.

    FIFA prezantoi këto teste për të ngritur standardet profesionale dhe etike të punës në fjalë, dhe afati i ardhshëm do të mbahet më 20 shtator, me teste shtesë të planifikuara në maj dhe nëntor të vitit të ardhshëm.

    Në provim morën pjesë kandidatë nga 138 vende anëtare të FIFA-s.

    Çdo kandidat mori 20 pyetje nga një grup prej 200. Për të kaluar, ai duhej të merrte 75 për qind të përgjigjeve të sakta./Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark