×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fillon seanca gjyqësore në Hagë, pyetjet për dëshmitarin e parë përfundojnë sot

    Insajderi
    22 September 2021 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Po vazhdon edhe sot gjykimi i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë. Sot pritet të përfundojnë pyetjet për dëshmitarin e parë ndërsa nesër do të dalë para trupit gjykues dëshmitari i dytë.

    Pyetjet e para për dëshmitarin po vijojnë në seancë të mbyllur.

    Dëshmitari i parë i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, pa ju zbuluar identiteti për publikun, ka filluar të jap dëshminë e tij të hënën e kësaj jave dhe do ta përfundojë sot me pyetjet e avokatit mbrojtës të Mustafës.

    Në fillim të seancës së sotme, gjykatësja ka bërë të ditur se nesër do të vazhdohet me dëshmitarin e dytë.

    Ndërsa mbrojtja e Mustafës ka theksuar se për të dëshmuar dëshmitari ne dytë, Salih Mustafa do të jetë i pranishëm ën sallën e gjyqit, ndërsa sot seancën e përcjellë përmes video-lidhjes.

    Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

    Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

    Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark